Ora News - Shqipëria po plaket, po emigrojnë të rinjtë në moshë aktive për punë

Ora News Lajme 2018-12-20

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria po shkon drejt plakjes për shkak të emigracionit. Shifrat e publikuara nga INSTAT janë alarmante dhe tregojnë se prej vitit 1991 janë larguar nga vendi 1.6 milionë shqiptarë nga të cilët shumica i përkasin grupmoshës së të rinjve të aftë për punë.

Shqipëria po shkon me shpejtësi drejt plakjes. INSTAT raporton se 68 për qind e emigrantëve i përket moshës më aktive të krahut të punës.

Ndërsa më shumë se një e treta e shqiptarëve, rreth 1.6 milionë persona janë larguar nga vendi që prej vitit 1991.

Në llogaritjen e kësaj shifre janë marrë të dhënat zyrtare, por dhe ato të tërthorta.

Në këtë mënyrë lihet të nënkuptohet se shifra është akoma edhe më e lartë.

Instituti i Statistikave veçon se vitet pas rrëzimit të diktaturës kanë qenë momentet e largimeve masive.

#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shqiperia-po-plaket-oo-emigrojne-te-rinjte-ne-moshe-aktive-pune

Share This Video


Download

  
Report form