Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 11 nëntor kur pritet të mblidhet Këshilli bashkiak, do të miratohen dhe pagat e reja të autoriteteve dhe punonjësve të Bashkisë së Tiranës. Sipas burimeve zyrtare të këtij institucioni, indeksimi i pagave nuk bëhet që nga 2009 për shkak të përplasjeve të vazhdueshme politike mes qeverisë dhe pushtetit vendor. Paga e kryetarit të Bashkisë propozohet të jetë mbi 174.000 lekë, një rritje prej 9.000 lekë në muaj krahasuar me administratën e mëparshme.
Këshilli bashkiak në mbledhjen më të afërt pritet të miratojë pagat e reja për kryetarin, nënkryetarët,drejtorët, policinë bashkiake, inspektorët dhe punonjës të tjerë të shërbimit në këtë institucion.
Indeksimi i pagave do të bëhet pas një mungese të gjatë që në vitin 2009, për arsye sipas Bashkisë së Tiranës se Këshilli bashkiak është bllokuar vazhdimisht prej përplasjeve politike qeveri-pushtet vendor.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/paga-e-kryetarit-te-bashkise-behet-174-760-lekemuaj-140-000-e-nenkryetarit/