Lezhë, zgjidhja e bashkisë për 75 mijë lekë në muaj përçan tregtarët

Report TV 2015-08-22

Views 0

LEZHE - Zgjidhja që ka dhënë Bashkia e Lezhës për 350 tregtarët e këtij qyteti, i ka përçcarë këta të fundit të cilët nuk janë të gjithë dakort për të paguar 75 mijë lekë në muaj ashtu siç ka kërkuar bashkia. Ata vazhdojnë të qëndrojnë sërish të ngujuar në ambjentet e tregut duke deklaruar se kjo taskë është tepër e lartë, duke e krahasuar me të ardhurat që ata sigurojnë.

Disa prej tyre thonë se janë dakort me këtë propozim të bashkisë, ndërsa shpesh herë ka patur dhe momente tesioni midis tregatërëve që janë pro dhe kunder.

Nga ana tjetër kreu i bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj ka deklaraur se kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur preblemin e tyre, pasi këta tregatërë nuk mund të vazhdojnë më punen pa paguar taksat. Tushaj ka shtuar se ne kemi bere propozimin por ende kjo marëveshje nuk është pranuar nga Qeveria Shqiptare dhe jemi në pritje të një përgjigje.

Ndërkohë tregtarët vijojnë sërish te mbeten të ngujur në ambjentet e tregut.

Share This Video


Download

  
Report form