Lezhë,tregtarët dalin nga ngujimi arrihet marrëveshja për 7500 Lekë

Report TV 2015-08-22

Views 2

Tregtarët kanë dalë pas 7 ditësh nga ngujimi në ambientet e tregut të Lezhës pas arritjes së marrëveshjes me Bashkinë.

Sipas marrëveshjes së arritur mes Bashkisë së Lezhës dhe 350 tregtarëve, këta të fundit do të paguajnë vetëm 7500 Lekë/muaj dhe jo taksat e plota të kërkuara nga tatim-taksat.

Tatim-taksat mbyllën tregun e Lezhës pasi personat që ushtronin aktivitetin e tyre nuk paguanit tatimet, por vetëm taksat e Bashkisë.

Ka qenë pikërisht Bashkia e Lezhës e cila në romin e ndërmjetësit ka arritur një kompromis me zyrën e tatim-taksave për pagesën që do të bënin tregtarët duke ua propozuar këtyre të fundit marrëveshjen që është finalizuar sot.

Ditën e sotme do të nisë regjistrimi te zyra e taksave i tregtarëve dhe pas përfundimit të këtij procesi do të bëhet edhe hapja e tregut.

Share This Video


Download

  
Report form