Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rrëmbimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhës është bërë objekt debati sot në Kuvend. Deputeti socialist Erjon Braçe i kërkoi deputetit Sali Berisha të thojë se ku janë eshtrat e biznesmenit shqiptaro maqedonas.
Braçe kërkoi gjithashtu nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të ekstradohet Ilir Kumbaro. ?Krim pa ndëshkim në këtë vend nuk duhet të ketë?.
Në përgjigje Berisha tha se nuk ka dijeni për zhdukjen dhe as rrëmbimin ndërsa akuzoi Fatos Klosin se ka zhdukur dosjen e Remzi Hoxhës.
Ndërkohë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se ka pasur takim personal me të birin e Remzi Hoxhës dhe se Ministria do të bëjë gjithçka ka në dorë që autoritetet angleze të arrestojnë sërish dhe ta sjellin në Shqipëri Kumbaron.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/debat-per-zhdukjen-e-remzi-hoxhes-brace-thuaj-ku-jane-eshtrat-berisha-dosjen-e-zhduku-fatos-klosi/