TIRANE- Ashtu, siç pritej Shërbimi Informativ Shtetëror ka favorizuar të pandehurit e procesit gjyqësor "Remzi Hoxha", duke informuar Gjykatën e Krimeve të Rënda se në arkivat e tij nuk ka asnjë informacion që tregon se biznesmeni Hoxha është rrëmbyer nga agjentët e SHISH.
Në shkresën që kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, i kishte kthyer gjykatës, pranohej se të pandehurit Ilir Kumbaro, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, kanë qënë në vitin 1995 informatorë të SHISH, por që në arkivat e këtij institucioni nuk është arritur të gjendet asnjë e dhënë që të provonte për rrëmbimin e shtetasve Zizo Kristopuli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha, ky i fundit sot e kësaj dite i zhdukur plotësisht