TIRANE - Aleati besnik i Partisë Demokratike Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar flet për një situatë të vështirë në të cilën ndodhet aktualisht opozita shqiptare. E ndërsa përgjegjësin e vetëm për shkatërrimin e PD-së sheh Sali Berishën, liderin historik të të djathtëve, zoti Shehi thotë se është kryetari Lulzim Basha i cili duhet të bashkojë të djathtën dhe të marrë teza të mëdha politike. Sipas tij. dëshira e Berishës për të pasur pushtet me çdo kusht e solli PD-në në këtë gjendje. "Shpresoj që Basha mos të jetë kështu - shtoi Shehi - dhe mos të bëjë të tilla akrobacira".
?Nëqoftëse do të bëjë liderin duhet të ketë zotësinë për t?i bashkuar gjithë këto pjesë gjithë këto kontribute, dhe jo vetëm ata brenda PD-së. Unë i shikoj gjysmat e personazheve jashtë Partisë Demokratike, duhet të bashkojë edhe ata, që mund të ndodhen edhe në opozitë edhe në mazhorancë, qytetarët e thjeshtë që rrinë në shtëpi?Të bashkosh shqiptarë pa një stimul pushteti në një vështirësi mos humbje të dytë, sigurisht që nuk është e lehtë, por kjo është rruga dhe ajo ka malore. Ai duhet ta tërheqë. Ju zotëri e keni ju në dorë, jeni ju i par ii përbashkët, keni për detyrë t?i jepni mundësi t?i shtoni kapacitetet e veta, t?i afrohet këtij harku të djathtë, nëse duam të kemi një forcë garuese?, u shpreh Shehi.
Në një bisedë në studion e emisionit ?Rreze Dielli? me gazetarët Denis Minga dhe Eneida Xhelili, kreu i LZHK-së tha se brenda Partisë Demokratike ende nuk ka debat kur kanë kaluar 2 humbje radhazi, në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.