Udhëzimi i PD-së, Basha: Gjeni ata që bënë fushatë për të majtët

Report TV 2015-10-11

Views 1

TIRANE- Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha ka reaguar institucionalisht me nje udhëzimk te brendshem per kritikat e kryetareve te rinj te degeve se ish-ministrat e qeverise Berisha kane bashkepunuar me te majten ne zgjedhjet e 21 qershorit.

Ne udhezimin per analizen e zgjedhjeve lideri i selise blu kerkon qe analiza të marrë në shqyrtim cështjet që lidhen me problemet e bredhshme të PD sic është funksionimi Istrukturave, por edhe evidentimi i drejtuesve të forumeve që bënë fushatë për subjektet e tjera elektorale. Ky qendrim I zotit Basha vjen ne nje kohe qe ish-ministrat e akuzuar i kerkuan atij te disiplinoje kryetaret e degeve. Per ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-minsitri i mbrojtjes Arben Imami deklarojne per report tv se ne PD nuk ka debat te brendshem dhe i cilesojne diskutimet si normale e ne funksion te riorganizimit.

Urdhërit të kryetarit basha, kerkon qe analiza të bazohet në shqyrtimin e rezultatit të pd në krahasim me atë të kundërshtarit politik, dhe krahasimi me rezultatet e zgjedhjeve të shkuara të pd. Sipas urdhërit të bashës pas hartimit të raportit nga grupseskionet dhe degët e PD, mbledhja merr ne shqyrtim cëhstjet që lidhen me problemet e brendshme të pd. Analiza e zgjedhjeve do të ndiqet nga sekretari I përgjithshëm Arvben Ristani dhe dy nëkryetarët Edi Paloka dhe Edmond spaho. Mësohet se ky process pritet të përfundoje brenda një muaji, kur raportet e analizës nga degët do të kalojnë në mbledhjen e kryesisë së PD.

Share This Video


Download

  
Report form