Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas njohjes me raportin paraprak në Kryesinë e Partisë Demorkatike, kryetari Lulzim Basha ka urdhëruar nisjen e një analizë të hollësishme në çdo degë për zgjedhjet vendore të qershorit. Basha kërkon një raport të hollësishëm mbi problematikat që lidhen me funksionimin e strukturave, por dhe me administrimin e zgjedhjeve, ku ndër të tjera kërkohet evidentimi i të gjithë atyre që bënë fushatë për të majtën.
Pas mbledhjes së kryesisë, ku u lexua një raport paraprak analitik mbi rezultatin e demokratëve në zgjedhjet vendore të qershorit, kryetari Lulzim Basha ka udhëzuar proçesin e analizës në çdo degë.
Në udhëzimin që mban datën 6 tetor, kryetari i opozitës kërkon që Kryesia në çdo degë të hartojnë një raport të hollësishëm për çdo qendër votimi dhe grup seksioni, i cili duhet të bazohet në dy drejtime kryesore, problematikat e brendshme dhe problematikat që lidhen me administrimin e zgjedhjeve.
Analiza mbi mosfunksionimin e strukturave në bazë duhet të fokusohet mbi këta faktorë.
?Evidentimi i rasteve të shkeljes së udhëzimit që ndalon drejtuesit e forumeve të garonin apo të bënin fushatë për subjekte të tjera. Prezenca e anëtarësisë dhe strukturës në terren. Funksioni i departamenteve të degës, kohezioni dhe atmosfera e bashkëpunimit. Prania e strukturave dhe roli në fushatë i organizatave partnere FRPD dhe LDK.
Gjithashtu pjesë e raportit analitik të demokratëve mbi rezultatin e zgjedhjeve vendore do të jenë dhe problemet që nuk lidhen me strukturat, por me administrimin e zgjedhjeve.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/analiza-e-pd-ne-baze-basha-gjeni-ate-qe-ben-fushate-per-te-majten/