"Atë që ju quani kandidati për kryeministër, është shalqi me provë., Domethënë i pangrënshëm se nuk është i ardhur nga hëna, po ka qenë në provë disas herë dhe natyrisht shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma alternative është shprehje e një mungese serioziteti e provuar dhe largqoftë të kishte ndodhur që flama e COVID-it ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidatin dhe me klubin e opozitës së bashkuar në këtë vend, të gjente spitalet që e gjetëm ne, shërbimet shëndetësore, kapacitetet profesionale kur na besuan shqiptarët, Kujtoni atë kohë për të kuptuar që kjo nuk është një betejë mes nesh dhe aty, apo mes meje dhe shalqinit me provë që është në krye të opozitës, është betejë e jona me vetveten dhe kohën. koha nuk pret se shqiptarët kanë pritur shumë", tha Rama.