Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet intensive të shiut që ranë në një hark të shkurtër kohor, pasditen e 8 tetorit 2015, rikthyen një problem të vjetër për qytetin e Lezhës, përmbytjet.
Pjesa më e madhe e lagjeve të këtij qyteti u përmbyt ndersa qytetarët e vijuan lëvizjen e tyre duke përshkuar ujin me me cizme apo zbathur.
Situata më problematike ishte në lagjen ?Besëlidhja?, pasi niveli i ujit arriti në 50 cm, duke bërë që edhe ujërat e zeza të dalin në sipërfaqe.
Edhe rruget kryesore që përshkojnë Lezhën u mbuluan nga uji, duke veshtirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjetëve dhe të qytetarëve.
Vështirësi të shumta pati edhe në segmentet ku vazhdojnë të qendrojnë të hapura kanalet për tubacionet e ujit të pijshëm.
Vërshimi i ujërave nga shirat intensive i rihapen këto kanale e për pasoje nuk munguan edhe incidentet ku mbetën të bllokuara automjete.
Një sasi e madhe inertesh përfundoi në bulevardin kryesor të qytetit qe solli vështirësi në qarkullimin e mjetëve. Asnjë mjet i bashkisë nuk u pa të ndërhynte për të normalizuar situatën e cila paralajmëron një vjeshtë dhe një dimër të vështirë nëse nuk merren masat.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/permbyten-rruget-e-lezhes-inertet-perfundojne-ne-bulevardin-kryesor/