Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Lezhës.
Uji ka vërshuar serish në qytet, ndërsa problematike ka qenë situata në lagjen "Besëlidhja" e cila është përmbytur tërësisht.
Edhe zonat rurale janë prekur nga përmbytja e një dite më parë. Qindra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë në njësitë administrative Barbullojë dhe Blinisht.