Kur afrohen festat e fundvitit, zona të ndryshme të Shqipërisë konkurojnë kush të marrë stafetën si prodhues të gjelit të detit dhe produkteve të cilat janë pjesë e tavolinave festive. Në Shqipërinë e mesme, Peqini organizon panairi i gjelit të detit, ndërsa në veri thonë se tavolina tradicionale e festave kalon nga Zadrima e Lezhës. Sipas zadrimorëve kjo zonë e ka traditë mbarështimin e gjelit të detit.
Fermeret në këtë zonë prej ditesh kanë nisur shitjet e shpendit tradicional, por ata ankohen se këtë vit ka reduktim të ndjeshem të mbarështimit të tyre. Sipas fermereve kjo lidhet me largimin e shumë të rinjeve jashtë vendit dhe moshat e mëdha nuk mund ti rrisin për shkak të punës që kanë. Por problem me i madh mbetet inporti.
Vetëm pleqtë i preferojnë, se të rinjtë janë jashtë. Gjeli i detit këto kohët e fundit ëhstë drejt zhdukjes. Moshat e reja nuk merren më me të, të moshuarit s?kanë mundësi.
Fermeri
Për ti inkurajuar sa më shumë fermeret, Kuzhinieri i njohur Altin Prenga prej vitesh gjelin e detit e ka bërë pjesë së menysë të restorantit të tijë. Ai e sërvir në mënyra të veçanta me produkte të zonës, duke përmbushur në maksimum shihet e klienteve.
Realisht siç e vutë re edhe vetë janë gjithmonë e më pak ata që e mbarështojnë gjelin e detit, ose që kultivojnë tokën në përgjithësi. Është tendenca e të rinjve që braktisin tokat dhe i lënë në dorë të të moshuarve që janë patriotët më të mirë, sepse pavarësisht kushteve më të mira që kanë fëmijët e tyre jashtë shtetit ata thonë se këtu kanë lindur, do ta respektojnë tokën dhe këtu do të vdesin.
Kuzhinieri Altin Prenga
Domethënë e duan këtë tokë dhe e kultivojnë, unë shpresoj që edhe të rinjte të kenë të njëjtën dashamirësi ndaj tokës. Sot në Zadrimë prodhohen deri në 20 mijë krerë biba, rreth 7 herë më pak se para viteve ?90, ndërsa kjo lidhet edhe me uljen e kërkesave për gjelin e detit, pasi tregu është mbushur me shpend të importuar