TIRANË ? Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese deklaron për Report TV se kërkesa e Partisë Demokratike e mbështetur dhe nga LSI për hetim ndërkombëtar të çështjes CEZ është antikushtetues. Fehmi Abdiu vlerëson se drafti për reformën në drejtësi që i është dërguar Komisionit të Venezias ka probleme themelore.
...
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu kundërshton idenë për hetimin ndërkombëtar për çështjen CEZ. Duke iu referuar kushtetutës së vendit dhe ligjeve në fuqi, Abdiu sqaron se vendi ynë i ka të gjitha mekanizmat për hetimin e kësaj çështje, ndërsa e konsideron kërkesën shoë politik.
?Gjithë përpjekjet që bëhen janë një show për luftën politike për të fituar ose për të humbur. Ky është një pretendim i gabuar hetimi duhet të bëhet nga shqiptarët dhe në Shqipëri dhe s ka asnjë pengesë që Shqipëria dhe shqiptarët titullarët prokurorët subjektet procedurale të kërkojnë prova kudo që janë?, - tha Abdiu.
Megjithatë konstitucionalisti Fehmi Abdiu e sheh shqetësues marrëveshjen e qeverisë me CEZ, në të cilën parashikohet kufizimi i hetimit të zyrtarëve të përfshirë në këtë çështje. Zoti Abdiu thotë se kjo çështje duhet hetuar me themel.
?Nëse kjo është antikushtetuese dhe unë mendoj se mund të ketë vend për tu parë për tu diskutuar duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të japin llogari qoftë dhe në kuptimin formal për arsyen se përse e kanë miratuar ashtu dhe përse janë shprehur që mundësisht të ndërpresin të mos lejojnë institucionet gjyqësore të merren me të ky është një qëndrim që mua më duket i gabuar?, u shpreh ai.
Në kohën kur komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi i ka drejtuar Komisionit të Venezias një draft të ekspertëve të nivelit të lartë, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese sheh probleme themelore në të. Fehmi Abdiu ka rezerva për politizimin e institucioneve të drejtësisë sa kohë që kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ai i Gjykatës së Lartë dhe i Këshillit të Lartë gjyqësor zgjidhen nga trupat që përbëjnë këto institucione.
?Largimi nga formula e vjetër aktuale është jo shumë i goditur jo shumë i matur do të mendoja që nuk duhej përqafuar sepse kjo formulë në përgjithësi është përqafuar në dekada të shkuara në vende të ndryshme dhe domosdo do të imponojë që në këto organe të krijohen fraksione. Krijimi i këtyre fraksioneve i grupeve të tilla do të shoqërohet ne praktikën e punës së këtyre institucioneve, do të shoqërohet në vendimmarrjen e këtyre institucioneve, do të shoqërohet në marrëdhënien që do të krijohen dhe ekzistojnë gjatë gjithë mandatit midis anëtarëve të këtyre organeve?, tha konstitucionalisti Abdiu.
Fehmi Abdiu kritikon mënyrën se si po veprohet me draftet për reformën në drejtësi.