Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mazhoranca ka miratuar e vetme planin e hetimit për procesin e privatizimit të OSSH nga kompania çeke CEZ. Mbledhja ishte njoftuar për në orën 12, por përfaqësuesit e opozitës janë vonuar, dhe kjo solli që deputetët e shumicës të votojnë të vetëm planin e hetimit.
Demokratët dhe socialistët u takuan vetëm në korridorin e kuvendit, duke rënë dakord që debati për planin e hetimit të vijojë në mbledhjen e radhës.
Anëtari demokrat në komision hetimorë për privatizimin e OSSH-së, Sherefedin Shehu, tha se opozita do të kërkojë që në séance dëgjimore të jenë edhe përfaqësues të institucionet ndërkombëtare që asistuan procesin e privatizimit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/hetimi-i-cez-pd-kerkon-perfaqesuesit-nderkombetar-ps-te-mos-kete-mbivendosje/