Kreu i grupit parlamentar deklaroi se kompetencat e presidentit të republikës për zgjedhjet dhe caktimin e datës së tyre janë të kufizuara. Ai deklaroi se Dekretimi është hapi i parë dhe i fundit i presidentit lidhur me zgjedhjet.
"Dekreti i datës 10 qershor është antikushtetues, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Në rasport me zgjedhjet presidenti ka vetëm një kompetencë atë të caktimit të datës së tyre. Kuvendi është shfuqizuar nga kjo e drejtë që nga viti 2008. Në Shqipëri qeveria e zgjedhjeve është KQZ-ja. Caktimi i datës së zgjedhjeve është detyrim i ti dhe jo e drejtë. Periudha zgjedhore është e përcaktuar me ligj. Brenda periudhës zgjedhore presidenti mund të zgjedhë dy data ndërmjet saj. Procedura kushtetuese parasheh konsultën me kryetarët e grupeve parlamentare. nëse ato nuk shfaqin konsesus respektohet vendimi i presidentit i cili ka detyrën të gjejë gjuhën mes palëve. Unë kam propozuar datën 9 ndërsa presidenti këmbënguli se ka vetëm dy data atë 23 dhe 30 qershor. presidenti më bindi që duhet të zgjidhej mes tyre. Data e zgjedhjeve nuk lidhet me interesat politike por me atë të zgjedhësve shqiptarë. Sqarimi i kompetencës ka rëndësi për të kuptuar sa i kufizuar është presidenti në këtë aspekt. Ai ka kompetencën për dekretimin e zgjedhjeve e cila është një akt me efekt të menjëhershëm. Dekretimi është hapi i parë dhe i fundit i presidentit lidhur me zgjedhjet.