Rendi, Tahiri në Lezhë: Dislokim të FNSH në zonat me probleme

Report TV 2015-09-29

Views 3

LEZHË- Në qarkun e Lezhës do të ketë dislokim më të madh të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, nisur edhe nga ngjarjet e fundit kriminale në këtë zonë. Ky informacion është bërë e ditur nga Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri gjatë takimit me krerët e policisë në Lezhë. Sipas Tahirit vëmendja maksimale në shërbim të qytetarve do të rrisë besimin e tyre tek policia.

?Besimi i qytetarëve te policia rrit bashkëpunimin dhe rrit mundësinë e policisë për të luftuar informalitetin, paligjshmërinë dhe kriminalitetin. Qarku i Lezhës ka qenë dhe mbetet gjithmonë prioritet i policisë së shtetit veçanërisht lidhur dhe me ngjarjet e fundit kriminale dhe për ktë arsye kemi kërkuar dhe kemi planifikuar dislokimin më të shpeshtë në mos përmanent të forcave të ndërhyrjës shpejtë në zona të caktuara të qarkut aty ku dhe harta e kriminalitetit është më e lartë?-tha Tahiri

Ministri i brendshem Saimir Tahiri i shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka përshkuar në këmbë qendren e qytetit të Lezhës. Takimi i Ministrit të Brendshëm Tahiri me kreret e policisë në këtë qark vjen një javë pas, perplasjes me armë në qytetin e Mamurrasit ku nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë një përson si dhe u plagosen 4 të tjerë mes tyre dhe kalimtarë të rastësishëm.

Share This Video


Download

  
Report form