Ora News - FNSH zbarkon në Lezhë për arrestimin e 11 të kërkuarve për skandalin me pronat

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës dhe Shkodrës prej pasdites së djeshme kanë zbarkuar në Lezhë për arrestimin e 11 prej 23 personave të dyshuar si të përfshirë në skandalin me tokat e bregdetit të Lezhës.

Ndërkohë dje u njoftua arrestimi i 12 personave mes tyre kryetarit të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, nënkryetarit të bashkisë dhe drejtoresha e hipotekës.

Gazetari i Ora News, Elvis Hila informon se efektivët kanë ushtruar kontrolle në banesat e personave që janë shpallur në kërkim. Gjithashtu janë ngritur edhe postblloqe në akset rrugore me qëllim ndalimin e të dyshuarve që mendohet se ndodhen brenda vendit.

Shtetasit janë me detyra në ZVRPP, në ish-Komunën Shëngjin apo përfitues tokash në mënyrë të paligjshme.

"Gjatë natës ka pasur persona të tjerë të ndaluar në lidhje me këtë çështje. Emrat ende nuk janë bërë të ditur policia pritet të dalë me njoftim zyrtar. Të arrestuarit gjatë ditës së djeshme pritet të dalin nesër në gjykatë për rivlerësim të masës së sigurisë. Para ambjenteve të policisë vazhdojnë të qëndrojnë mbështetës të kryebashkiakut Frrokaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skandali-me-tokat-ne-bregdetin-e-lezhes-vijojne-kerkimet-edhe-11-persona

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS