Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas Elbasanit Forcat Speciale vijuan operacionin ?Vjeshtë 2017? edhe në qytetin e Vlorës lidhur me bllokimin e mjeteve luksoze dhe aseteve me prejardhje nga aktiviteti kriminal.
Rreth orës 14:00 policia informoi për bilancin: Gjatë këtij operacioni ishin sekuestruar një automjet, një armë zjarri pistoletë, vlera monetare prej 6000 Euro dhe aparate celularë. Po ashtu është arrestuar në flagrancë Ydai Hoxhaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.
Aksioni 24 ore
Në vijim të zbatimit të Planit Operacional ?Vjeshtë 2017?, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Repartin Special ?Delta Forcë?, gjatë 24 orëve të fundit kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, me qëllim goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, të atyre që mbajnë në përdorim armë zjarri në mënyrë të paligjshme, si edhe shtetasit përfshirës në vepra të tjera penale, informoi policia e shtetit.
Kontrollet janë ushtruar ndaj ambienteve, automjeteve, dhe personave të ndryshëm.
Gjithashtu u arrestua dhe një 26 vjeçar.
?Këtij shtetasi gjatë kontrollit të automjetit iu konstatua disa gram lëndë narkotike Cannabis Sativa, gjithashtu gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën (me qira) që posedohet prej tij iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip Pistolet , një shumë vlerash monetare prej 6000 Euro si edhe disa aparate të ndryshme celular, të cilat u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/pas-elbasanit-fnsh-zbarkon-ne-vlore/