Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
2500 banorë në Seman të Fierit rrezikojnë shendetin e tyre çdo ditë nga mbjetjet urbane, tashmë të kthyera në pirgje të mëdha në këtë zona. Banorët shprehen se kanë ngritur zërin disa herë pranë njesisë administrative të Fierit, por zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhër.
Kjo është pamja që ofrohet në hyrje të fshatit Seman Sektor të qytetit të Fierit.
Pirgje mbetjesh urbane kanë vite që bashkëjetojnë me banorët e kësaj zone, duke u bërë burim infeksioni dhe epidemish të sëmundjeve të ndryshme.
Janë mbi 2500 banorë, jeta e të cilëvë rrezikohet çdo ditë. Edhe se janë ankuar tek institucionet përkatëse dhe kanë ngritur zërin disa herë për këtë problem, ka gati pesë vjet që askush nuk ka venë dorë.
Banorët pohojnë se mbetjet urbane në këtë fushë hidhen jo vetëm nga fshati Seman Sektor, por edhe nga fshatrat perreth tij.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mbetjet-urbane-rrezikojne-jeten-e-2500-banoreve-ne-seman-burim-infeksioni/