Ujrat e zeza dhe pa asnjë përkujdesje po i rrezikojnë jetën e banorëve fierak vendstrehimet e kohës së komunizmit. Prej shumë kohësh këto vendstrehime janë të mbushura me ujëra të zeza, por me ngrohjen e kohës ato bëhen të rrezikshme përshkak të prezencës së madhe të insekte të ndryshëm të cilat mund të përhapin sëmundje të ndryshme tek banorët që jetojnë në këto pallate.
Banorët kanë kërkuar që kjo situat të marrë një zgjidhje, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata thonë se paguajnë taksat rregullisht, por kërkesave të tyre nuk i përgjigjet njeri.