Petrov: Dorëheqje, edhe pasardhësit në listë

alsatmtv 2015-09-24

Views 0

Opozita maqedonase nuk përjashton mundësinë e kthimit të mandateve jo vetëm të deputetëve aktualë, por dorëheqje mund të deponojnë të gjitha 120 kandidatët e Frontit opozitar nga 6 njësitë zgjedhore të vendit. Këtë e ka konfirmoi mbrëmë për Alsat-M, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Andrej Petrov. Sipas Petrovit, dorëheqja totale do të shmangte mundësinë e zëvendësimit të deputetëve aktualë, në rast të dorëheqjes, me pasardhësit e tyre në listë. Kjo teori e LSDM-së nënkupton se në Maqedoni, jo vetëm që do të ketë zgjedhje lokale pa opozitën, por do të ketë edhe parlament pa opozitë maqedonase.

"Numër të madh dorëheqjesh kemi grumbulluar, dhe mendoj se për 1 apo 2 ditë do t'i mbledhim të 120-a, pra jo vetëm të deputetëve aktualë por edhe të atyre që vijnë në radhë, nga lista. Megjithatë do t'i aktivizojmë në atë moment kur do të jetë e qartë se nuk do të ketë më shanse për arritjen e një marrëveshjeje politike për dalje nga kjo krizë, më e madhja politike në Maqedoni në 10 vitet e fundit. Opozita paralajmëron se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, dhe paralajmërojmë se do t'i kthejë mandatet, gjë që do të ndodhë. Ju siguroj se nëse nuk ka marrëveshje, data 24 do të jetë ditë që do të kemi zgjedhje pa opozitë, por do të kemi edhe parlament pa opozitë", deklaroi Andre Petrov, LSDM.

Petrov tha se pas protestave të opozitës qëndron këmbëngulja për kthimin e demokracisë në vend, integrimi i vendit në NATO dhe BE, dhe së treti, stabilizimi i situatës ekonomike të shkatërruar nga pushteti aktual përmes shpenzimeve të pakontrolluara të parave të qytetarëve.

"Qartë dhe pa dyshim ne kemi thënë, jemi të gatshëm që vendin ta anëtarësojmë në NATO dhe BE. Në programin tonë është vendosur mënyra si të arrihet kjo, pranuam qytetarët që të deklarohen në referendum për këtë çështje. Mendoj se është jo korrekte nga cilido që të presë nga opozita të zgjidhë problemin e qeverisë. Ata që janë në pushtet nuk e zgjidhën... na jepni mundësinë që të vijmë në pushtet dhe do ta shihni si do ta zgjidhim", tha Andre Petrov, LSDM.

Këto komente sekretari i LSDM-së Andre Petrov i bëri në emisionin e mbrëmshëm 'Rruga drejt...', ku mes të tjerash, përsëriti qëndrimin e Frontit opozitar se zgjidhja e vetme nga kjo krizë politike në të cilën është futur vendi që prej 24 dhjetorit, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form