Petrov: 'Edhe një pengesë drejtë euro-integrimeve'

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Krahas çështjes së emrit, në prag të këshillit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, Maqedonia do të përballet edhe me raportet ndër-fqinjësore, të alarmuara nga Greqia, Bullgaria dhe Rumania. Shqetësimi u ngrit sot nga LSDM-ja opozitare e cila kritikoi ashpër qeverinë në fushën e politikës së jashtme. Sipas Andrej Petrovit nga LSDM-ja është e pakuptimtë që në prag të Këshillit të BE-së, ministri i jashtëm Popovski po viziton vendet e Lindjes së Largët siç janë Vietnami dhe Indonezia.
"Dje në Sofje, Greqia dhe Bullgaria të ndihmuara edhe nga Romania në një takim të përbashkët kanë miratuar një konkluzë që së bashku të mbrojnë interesin e tyre, anëtarësimin dhe përparimin e proceseve integruese të Maqedonisë ta kushtëzojnë me përmirësimin e raporteve të mira ndëretnike nga ana jonë", deklaroi Andre Petrov, LSDM.
Nga LSDM-ja kritikuan edhe raportin inferior të presidenti Ivanov, megjithëse ai ka kompetenca të mëdha në fushën e politikës së jashtme, si dhe kryeministrin Gruesvki në manipulimin e opinionit, se tashmë Maqedonia i ka përmbushur të gjitha kushtet për të qenë anëtare e NATO-s dhe BE-së.
"Nga kryeministri Gruevski, sërish dëgjojmë vetëm deklarata protokollare, se gjoja meritojmë anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, pa ndonjë iniciativë që të përmirësohet situata aktuale dhe të përshpejtohet procesi euro-integrues. Presidenti Ivanov, edhe pse ka kompetenca të mëdha në fushën e politikës së jashtme, në asnjë mënyrë nuk është i kyçur, dhe as që ka ndërmarrë ndonjë iniciativë për zhbllokimin e procesit euro-integrues", u shpreh Andre Petrov, LSDM.
Këshilli i ministrave i punëve të jashtme të BE-së do të mblidhet më 10 dhjetor në Bruksel. Nga takimi, Shkupi Zyrtar pret të marrë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form