Kush janë 16 kriminelët më të kërkuar të Beratit? Në listë edhe kapoja i masakrës së Urës Vajgurore

Report TV 2018-11-17

Views 20

Pas Vlorës, Fierit dhe Gjirokastrës, Policia e Shtetit ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook listën e 16 personave më të kërkuar të qarkut të Beratit. Mes emrave të njohur që janë në kërkim është edhe Musa Protoduari i dënuar me burgim të përjetshëm për krijim bande të armatosur dhe vrasje në vitin 1997.

Historia e masakrës së Urës Vajgurore
Ngjarja u shënua gjatë vitit 1997-të, ndërsa të vrarë mbetën katër policë Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami, Ilia Bano. Viktimë mbeti edhe roja i vilës së Protoduarëve, i paidentifikuar. Po ashtu u plagosën edhe 6 policë të tjerë. Përplasja e armatosur filloi në orën 11:55 të paradites, pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike.

Atë ditë, në këtë qytezë ishin Fatos Nano, asokohe kryetar i PS, i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo. Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie.

Atë kohë, qytetin e kontrollonin bandat, që pas hapjes së depove të ushtrisë. Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit. Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, mbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve, që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës, rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës, që mundi të kalojë vilën shkoi në Berat dhe mori përforcime të mëdha armësh municioni dhe njerëzish.

Kurse pjesa tjetër që mbeti pas, u mblodh në sheshin përpara karburantit të Urës. Disa persona rrëmbyen një autoblindë policie, duke kërcënuar uniformat blu dhe nën urdhrat e civilëve blindi i policisë u nis për tek vila e Protoduarëve. Rojet e vilës u detyruan të qëllojnë mbi tankun me predhë antitanku, pa e ditur se brenda tij kishte ende policë. Dy prej policëve, Milto Koçi dhe Arjan Shemani u dogjën brenda tankut, dy të tjerët Asllan Selami dhe Ilia Bano u vranë sapo dolën nga flakët e blindit. Nga ana tjetër, rojet e vilës, të ndodhur midis dy zjarreve, mundën të tërhiqen, por jo të gjithë. Njëri prej tyre u kap rob nga kundërshtarët dhe u ekzekutua.

Share This Video


Download

  
Report form