Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka mbështetur kërkesën e bërë dje nga ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend për hetim ndërkombëtar në lidhje me skandalin e CEZ. Në fjalën e tij për mediat, Kryeparlamentari Meta theksoi se mbështet idenë e hedhur dje nga Berisha për hetim ndërkombëtar, duke shtuar se ky hetim duhet të vijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo pasi sipas tij, SHBA-të nuk janë të përfshira në këtë skandal, dhe për një hetim sa më të paanshëm në sytë edhe të opinionit publik, atëherë sipas Metës le të jenë amerikanët që të hetojnë këtë çështje.
Madje Meta u bëri thirrje edhe krerëve të partive politike që të mbështesin këtë nismë në mënyrë që në skandalin e aferave korruptive në CEZ, ku janë akuzuar dhe përmendur personalitete të shumta në vend, të marrin ndëshkimin e merituar fajtorët.
"Nuk do doja në një festë të tillë të kem prononcime politike, por mbështes fuqishmish një hetim të plotë ndërkombëtar për gjithë çështjen e CEZ që nga dita e parë deri më sot. Ftoj kryetarët e partive parlamentare t?i kërkojmë SHBA të jenë të angazhuara dhe të krijojnë juridiksion prokurorëve të zbardhin çështjen që pretendohet se i ka kushtuar qindra milionë euro qytetarëve dhe 4 janë akuzuar shumë figura politike besoj se jo vetëm Berisha por të gjithë do t?i bashkohen kërkesës nëse janë të gjithë të gatshëm t?i bashkohen luftës kundër korrupsionit mendoj se dekriminalizimi do hetim amerikan e theksoj amerikan. Sepse ata janë të interesuar për luftën kundër krimit, për standardet por edhe se s?kanë konflikt interesi me CEZ."-Meta
LSI do të kërkojë që kur akuzohen politika të niveleve të lartë me akuza për krimin e organizuar e korrupsion të kemi prokuror amerikan derisa të rimëkëmbet besimi tek ne.