Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy ish aleatët në qeverisje, Ilir Meta dhe Sali Berisha janë në një mendje, se duhet një hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ.
Kreu i Kuvendit dhe kreu i LSI-së, mbështeti tezën e një dite më parë të ish kryeministrit, duke forcuar bindjen e hetimit nga amerikanët për aferat që mund të fshihen në procesin e ndërmjetësimit mes kompanisë DIA që u kontraktua nga CEZ për mbledhjen e borxheve dhe vetë CEZ
Ilir Meta: ?Dua të mbështes fuqimisht idenë e një hetimi të shpejtë të plotë e të thellë ndërkombëtar për të gjithë çeshtjen e ÇEZ që nga dita e parë e aktivitetit tonë e deri më sot. Madje do ta konkretizoj dhe më tej. Ftoj krerët e partive parlamentare ti kërkojnë në mënyrë të veçantë SHBA-së të krijojnë juridiksion të veçantë prokurorëve amerikanë të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj çështje që pretendohet se i ka kushtuar disa qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë dhe janë përmendur dhe akuzuar mjaft figura politike e qeveritare. Jam i sigurtë dhe besoj se jo vetëm Berisha por dhe të gjithë të tjerët do ti bashkohen kësaj kërkese konkrete nëse janë vërtet të gatshëm të kontribuojnë për dekriminalizimin dhe luftën kundër korrupsionit. Besoj se dekriminalizimi bëhet në mënyrë konkrete dhe është i domosdoshëm. Kjo çështje meriton hetim ndërkombëtar, e theksoj amerikan. Pasi jo vetëm SHBA janë më të interesuar se çdo aelat tjetër për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, por besoj se SHBA në çështjen e shumëdebatuar nuk ka asnjë lloj konflikti?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-ceshtjen-e-cez-ta-hetojne-prokuroret-amerikane/