Ora News - SPAK hap hetim për 10 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë

Ora News Lajme 2020-05-11

Views 0

#tvora #rtvoranews
SPAK nis hetimet për 10 ish ? gjyqtarë dhe ish ? prokuror pranë gjykatave të ndryshme të vendit.

Hetimet kanë nisur pasi shtetasi Fran Dashi ka kallëzuar në SPAK 20 shtetas me funksion ish ? gjyqtarë dhe ish ? prokuror pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe prokurorive te ndryshme.

Objekt kallëzimi janë deklarimet e kryera nga këta funksionarë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja.

Kallëzimi i regjistruar në datën 28.04.2020, i akuzon për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6,180, 181, 248 dhe 257/a të Kodit Penal.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar materialet e kallëzimit në raport me përcaktimet e neneve 75/a dhe 78 të Kodit të Procedurës Penale dhe ka arritur në konkluzionin se jo të gjithë subjektet e kallëzuar janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.

Nisur nga kjo është ndarë materiali kallëzues në ngarkim 10 të subjekteve, duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Ndërkohë për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar procedimi penal Nr.137/2020, për veprën penale ?Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim?, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.

Avokati Fran Dashi, është i njohur për opinionin publik pasi, është njeriu që u shfaq në videon e një emisioni investigativ dhe përmendi emrin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Në video flitej për një ryshfet prej 6000 eurosh për lirimin e të arrestuarit të pestë për ngjarjen e 19 prillit, ku pesë të arrestuarit patën një konflikt me firmën Bechtel në Fushë-Arrëz.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/deklarimet-para-kpk-spak-hap-hetimin-20-ish-gjyqtar-dhe-ish-prokurore

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form