TIRANË - Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka shuar të gjithë zërat për ndërprerjen nga ministria të mandatit të OSBE-së në Shqipëri, duke konfirmuar se nuk është dikasteri që ai drejton përcaktues për këtë vendim. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për këtë çështje, kryediplomati Bushati konfirmoi se çdo vit rishikohen prioritetet me këtë organizëm ndërsa tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe prezencës së OSBE janë në kufijtë e komunikimit normal.
?OSBE është organizatë e rëndësishme, ne jemi anëtar kemi rol kyç në të. Çdo vit ka një proces rishikimi të prioriteteve të prezencave të OSBE kudo ku ato janë, Shqipëria nuk bën përjashtim dhe ka dakordësi të plotë jo thjesht me OSBE por dhe me aktorë të tjerë për të pasur një portretizim sa më të mirë të programeve që ka OSBE në Shqipëri. Nuk është nje proces që bëhet për herë të parë, rishikimi bëhet çdo vit ndërkohë për ndryshimin e mandatit ka pasur disa herë ndryshime sepse mandati fillestar ishte në 1vitin 997. Shqipëria e vitit 2003 kur u bë rishikimi i parë i mandatit nuk ishte njësoj me 1997 dhe kur u bë ndryshimi i dytë i 2005 Shqipëria nuk ishte njësoj me të ?97-ës. Edhe ne edhe prezenca dhe OSBE këtu, me të cilën kemi një komunikim normal pune, është rënë dakord që OSBE të jetë më efektive për të çuar përpara sfidat që ka Shqipëria. Nuk është detyrë e ministrit të përcaktojë mandatin e OSBE. Eshtë nje proces konsultimi ku buxheti që i alokohet prezencës së OSBE në Shqipëri diskutohet me autoritetet shqiptare, me Ministrinë e Jashtme?, tha Bushati.
Por tërheqja e ambasadorit të Shqipërisë në OSBE nga ministri i Jashtëm, sipas zotit Bushati është veçse zbatim i ligjit dhe jo ndërhyrje në kompetencat e presidentit. Ky shqetësim u ngrit në komisionin e Jashtëm nga ish ministri Aldo Bumçi .
?Unë kam respekt për presidentin e Republikës si për cdo institucion tjetër legjitim në këtë vend. Nuk kam marrë asnjë kompetencë, thjesht po zbatoj ligjin dhe jam i bindur se të gjithë aktorët do të zbtojnë ligjin?, - u shpreh ministri.
Ministri foli edhe për çështjen e azilkërkësrkuesve siaps të cilit situata aktuale është larg negociatave .?Për sa i përket azilkërkuesve jamë përgjigjur që nuk ka negociata , nuk ka angazhim për momentin që flasim?