#oranews
"Rama i patrazuar nga protesta e opozitës. Foli për kërpudhën dhe drekonte në bregdet. Unë e kam parë më shumë të shqetësuar dhe gati për dialog gjatë protestave të studentëve".
Ky është qëndrimi i dhënë në Shkodër nga zëvendësambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton.
Duke folur mbi akuzat për shitblerjen e votës ai theksoi se ky është një fenomen i konstatuar te disa subjekte politike, por që nuk ndikon në rezultat.
Robert Wilton: Ka patur probleme me shitblerjen e votës? Po. A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve? Jo. A është vetëm një subjekt me këto probleme? Jo. Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dikë 50 lek janë mjaftueshëm, por nuk i blen vetëm një subjekt. Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit".
Wilton shton se të ashtuquajturat skandalet në Shqipëri nuk janë unike.
Robert Wilton: Janë të njëjtë me Europën Perëndimore, SHBA etj. Kur shoh diçka të keqe në Shqipëri mund të them që 3 herë me të keqe e shoh në Angli. Dallimi është retorika politike në Shqipëri ka arritur jashtë realiteti. Politikanët këtu i thonë njëri-tjetrit gjëra që do i rrezikonin lirinë si vepër penale. Drejtësia dhe media nuk po ofron mbrojtje.
Për zëvendësamdasadorin e OSBE-së është e rëndësishme që në Shqipëri të ruhet stabiliteti.
Ndërkaq për shkak dhe të tensioneve politike, në Kuvend ende nuk janë miratuar rekomandimet e OSBE ODIHR për ndryshimet në kodin zgjedhor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/osbe-votat-ne-shqiperi-u-blene-por-fenomeni-nuk-ndryshoi-rezultatin
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz