Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Florian Rauning ka javën e fundit të mandatit dhe qëndrimit të tij të si Ambasadori i OSBE në Shqipëri.
Raunig iu bashkua Prezencës së OSBE-së në vendin tonë në vitin 1997 dhe u shpreh se trupi diplomatike ndër vite ka luajtur një rol kyc në ngritjen dhe në konsulidimin e institucioneve demokratike.
Florian Rauning:Kjo është hera e pestë që largohem nga Shqipëria dhe hera e dytë që largohem nga Prezenca e OSBE-së. Në 1997-n, pata privilegjin të isha pjesë e ekipit që e hapi këtë Mision dhe në 2013-ën pata privilegjin edhe më të madh të bëhesha kryetari i këtij institucioni. E gjithë kjo periudhë ka qenë kohë ndryshimesh të jashtëzakonshme, herë-herë e trazuar, por gjithmonë mbresëlënëse.Është një histori zhvillimi që shkon dorë-për-dorë me atë të Prezencës së OSBE-së: Duke qenë një nga mbështetëset tradicionale të Shqipërisë, ajo e ka dhënë asistencën e saj në një mënyrë që e pasqyron qartë ecurinë e vendit. Filluam duke e shoqëruar vendin për të dalë nga trazirat e mesit të viteve nëntëdhjetë dhe duke ngritur së bashku institucionet demokratike themelore. Tashmë, është qëllimi ynë i përbashkët që ta përmirësojmë funksionimin dhe ndërveprimin e këtyre institucioneve dita-ditës, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve dhe që shqiptarët të bëhen plotësisht zotër të demokracisë së tyre.
Për 13 vitet e qëndrimit në Shqipëri, edhe në aspektin personal Florian Rauning duket se ka shumë për të thënë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perfundon-mandatin-ambasadori-i-osbe-ceremoni-per-florian-rauning/