BE-Shqipërisë: Të rikthehet dialogu politik, luftoni krimin në nivele të larta - Ora News

Ora News Lajme 2015-09-18

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendet anëtare te BE i janë përgjigjur raportit të OSBE, duke vlerësuar punën e misionit ne Shqipëri.
Duke kthyer në vëmendje aspiratën e Shqipërisë për anëtarësim dhe marrjen e statusit të kandidatit, përmes një deklarate BE mbështet vlerësimin e kreut të prezenës së OSBE në Shqipëri, se dialogu i qëndrueshëm politik mes qeverisë dhe opozitës dhe puna konstruktive në Parlament mbeten elementë të rëndesishëm për proçesin e reformave të vendit.
Mbi këtë aspekt, BE lut të gjitha palët politike të fokusohen tek refomat dhe të rinisin dialogun politik BE këmbëngul se refoma në drejtësi mbetet vendimrare.
?Ne konstatojmë se Shqipëria shpalli këtë refomë prioritet te lartë për vitin 2015 dhe se ajo ka marrë tashmë hapat e parë, por në përpjekje më e madhe është e nevojshme për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur . Reforma efektive e drejtësisë është potencialisht transformuese për Shqipërinë dhe do të mbështesë veprime të tjera për të trajtuar krimin e organizuar dhe korrupsionin?, thuhet në deklaratë.
BE thekson se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë, duhet të mbetet një prioritet i lartë.
?Ne mirëpresim ndihmën e Prezencës së OSBE dhe autoriteteve shqiptare në këtë drejtim?, nënvizon BE.
Vendet e unionit në qendrimin e tyre kanë vleresuar me nota te larta punën e prezencës së OSBE në Shqipëri.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/be-shqiperise-te-rikthehet-dialogu-politik-luftoni-krimin-ne-nivele-te-larta/

Share This Video


Download

  
Report form