Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë i kërkon gjykatës të kthehet në detyrë. Në seancën e sotme në Gjykatën Administrative avokatja e Ardian Fullanit lexoi konkluzionet përfundimtare.
Kërkesat janë: Riintegrim dhe përfitim të pagës bruto deri në fund të mandatit të tij si guvernator dhe si anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Kthimin në detyrë dhe 15 milionë lekë kompensim për dëmin moral.
Kërkesa për kthimin në detyrë është një kërkesë e re që nuk ishte bërë deri tani dhe u lexua nga avokatja mbrojtëse e ish guvernatorit Erinda Ballanca.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ardian-fullani-kerkon-te-rikthehet-ne-krye-te-bankes-se-shqiperise/