Gjermania 200 mijë euro makina dhe pajisje Shqipërisë për të luftuar krimin

Report TV 2019-05-27

Views 2

Qeveria gjermane i dhuroi Policisë së Shtetit automjete e pajisje të sofistikuara me vlerë rreth 200 mijë euro, në kuadër të forcimit të kapaciteteve për luftën kundër paligjshmërisë dhe krimit të organizuar në veçanti. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Suzan Schutz nënshkruan protokollin e dhurimit të tyre, në prani të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

"Kam kënaqësinë që pata mundësinë të pres Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, me të cilën takohem në harkun e pak javëve, për herë të dytë në mjediset e Policisë së Shtetit. Sot jemi tek Task Forca Speciale ku sapo nënshkruam një protokoll për marrjen e një ndihme të konsiderueshme, e cila i adresohet Task Forcës ?Forca e Ligjit?, pra i adresohet luftës kundër krimit të organizuar. Ndërkohë që para pak javësh, ne patëm mundësinë që të mirëpresim një paketë tjetër të rëndësishme ndihme që i adresohej kufirit. Me këtë rast falënderoj Ambasadoren, falënderoj Policinë gjermane, Qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme, një mbështetje, e cila i adresohet forcimit të parametrave të luftës kundër krimit të organizuar, i cili është parakusht i rëndësishëm për të përshpejtuar ecjen e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave me BE" tha Ministri Lleshaj.

Ambasadorja e Gjermanisë Suzan Schutz theksoi se "Më lejoni dhe mua të shpreh kënaqësinë time. Sot patëm mundësinë për të dhënë një ndihmë në pajisje, me vlerë të përgjithshme prej 200 mijë eurosh, e cila tregon edhe njëherë në mënyrë simbolike, bashkëpunimin mjaft të mirë që ekziston mes dy vendeve tona, e që në të ardhmen do të konsolidohet edhe më tej" tha ajo. Kjo nuk është hera e parë që Gjermania i dhuron policisë shqiptare automjete dhe pajisje për luftën kundër krimit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS