“Urgjent, negociatat Shqipërisë”/ Gjermania: Tirana dhe Shkupi bënë progres me reformat

Top Channel Albania 2020-03-04

Views 0

Pas vlerësimeve pozitive të KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Gjermania angazhohet për fillim të shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE.


Deklaratën e bëri ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas përmes një postimi në faqen zyrtare të dikasterit që drejton. ?Edhe një herë, Komisioni Europian bëri vlerësime të mira për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet kanë pasur një progres të prekshëm në reformat kyçe, sidomos në forcimin e sistemit gjyqësor dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Ne i mbështesim vlerësimet pozitive të KE-së dhe po lobojmë në qarqet e BE-së për një fillim të shpejtë të negociatave, të cilat janë instrumenti më i mirë që mund t?u jepet Shqipërisë dhe RMV-së dhe mbështetja më e mirë e mundshme për progres të mëtejshëm?, ka thënë Maas. Shefi i diplomacisë gjermane paralajmëron më tej se nëse nuk hapen bisedimet, kjo do të jetë e dëmshme për dy vendet, por edhe për BE-në dhe Gjermaninë.

?Pa shenjë inkurajuese nga BE do të rrezikojmë progresin e madh të arritur në vitet e fundit. Kjo do të dëmtojë edhe interesat e BE-së dhe Gjermanisë. Ne na duhen shtete të qëndrueshme, efikase dhe demokratike në Ballkan Perëndimor?, thuhet më tej në deklaratë. Komisioni Europian me raportet e publikuara, thekson se Shkupi dhe Tirana i kanë përmbushur kriteret për fillim të negociatave dhe se pret nga Këshilli i BE-së që të marrë një vendim pozitiv.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HeikoMaas#KomisioniEuropian#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form