Qeveria miraton pr/ligjin: Personat e dënuar ndalohen të kandidohen e zgjidhen

Ora News Lajme 2015-09-16

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria shqiptare miratoi në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave projektligjin për legjitimitetin e personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike.
Nëpërmjet këtij ligji qeveria shqiptare ?i jep zgjidhje përfundimtare debatit për dekriminalizmin? deklaroi ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Pr/ligji do të shkojë në Kuvend bashkë me propozimet për ndryshimet kushtetuese që do t?i përgjigjen kësaj nisme
Ermonela Felaj: Qeveria shqiptare miratoi në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave projektligjin për legjitimitetin e personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike. Nëpërmjet këtij ligji qeveria shqiptare i jep zgjidhje përfundimtare debaatit për dekriminalizmin. Fal kësaj nisme të qeverisë shqiptare dhe i frymëszuar nga ligji italian Severino dhe praktikave ndërkmbëtare qeveria shqiptare i jep mundësinë votuesëve mundësinë për tu njohur me të shkuarën e secilit prej kandidtavëve që pretentojnë të emërohen apo të zgjidhen në funksione publike në Republikën e Shqipërisë.
Përmes këtij ligji hapet një faqe e re në historinë e demorkacisë shqiptare. Asnjë individ që në të kaluarën e tij është dënuar nga gjykatat vendase apo të huaja nuk do të ketë mundësi të zgjidhet apo të emërohet në ndonjë funksion publik dhe as të fshehë të kaluarën e tij e tij të errët.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/qeveria-miraton-prligjin-personat-e-denuar-ndalohen-te-kandidohen-e-zgjidhen/

Share This Video


Download

  
Report form