Rikthimi i Spitalit Ushtarak, Mjekët peticion Ramës: Rishikoni vendimin

Report TV 2015-09-11

Views 1

Urdhri i brendshëm i 27 gushtit i dalë nga kryeministria për kalimin e spitalit të traumës sërish në spital ushtarak ka hasur në kundërshtim nga mjekët e këtij institucioni.

Përmes një peticioni të firmosur nga 67 mjekë të spitalit të Traumës, mjekët e spitalit të Traumë kërkojnë një rishikim të vendimit të kryeministrit për të mos e rikthyer spitalin në varësi të ministrisë së mbrojtjes.

Më datë 27 gusht sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë ka urdhëruar ngritjen e grupit të punes për vlerësimin e gjendjes, përcaktimin e masave dhe përgatitjen e ndryshimeve ligjore për kalimin e e spialit të Traumës dhe Shërbimin e Emergjencave Civile në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga ana e tyre mjekët shprehen se gjatë 20 viteve që ky institucion shëndetësor ishte në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes eksperienca nuk ka qenë aspak pozitive.

?Që nga viti 1993 deri në dhjetor 2012 pacientët e traumatizuar janë trajtuar pranë Spitalit Ushtarak, pra për 20 vite në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Gjatë kësaj kohe, pasi u provuan dhe riprovuan të gjitha mënyrat e mundshme të menaxhimit u pa që një gjë e tillë ishte e pamundur dhe për këtë arsye u mor vendimi për kalimin në vartësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Prej 25 vitesh është një nga spitalet më të rëndësishme të Shqipërisë. Ka shërbyer si qendër traume në situatat më kritike të vendit. Është i vetmi spital i këtij lloji në Shqipëri. Kemi pasur vazhdimisht mungesa në barna dhe materiale mjekësore. Ka pasur vazhdimisht ndërprerje të aktivitetit të sallave të operacionit për shkak të mungesave materiale. Ka pasur raste që për 6¬7 muaj nuk janë kryer operacione. Ushtria nuk kishte dhe nuk mund të ketë kapacitete njerëzore për menaxhimin e Qendrës Kombëtare të Traumës.?

Po ashtu në letrën e tyre mjekët kanë renditur edhe pasojat negative që mund të vijnë nga kalimi sërish në varësi të mionistrisë së mbrojtjes. - See more at: http://shqiptarja.com/Shendetesi/2712/rikthimi-i-spitalit-ushtarak-mjek-t-peticion-ram-s-rishikoni-vendimin--314626.html#sthash.C30HUssS.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form