A1 Report - Aksioni, Veliaj: Listë-prezencë për personat me ndihmë ekonomike

Report TV 2015-09-04

Views 4

TIRANË - Dy ditë para aksionit vullnetar për pastrimin e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj mblodhi 24 administratorët e kryeqytetit për t?i dhënë ?porositë? e fundit se ku duhet të përqendrohet puna e tyre. Veliaj kërkoi prej tyre që të mbajnë listë prezencë për njerëzit që marrin ndihmë ekonomike të cilët sipas tij e kanë të detyrueshme të angazhohen në aksion. ?Kush nuk është me aftësi të kufizuara dhe ka mundësi për të punuar duhet të jetë pjesë e aksionit. Shteti i ndihmon një muaj ata ta ndihmojnë një ditë?, tha Veliaj.

Cilido nga personat me ndihmë ekonomikë që angazhohet maksimalisht në pastrimin e qytetit, -tha Veliaj, - do të ketë me tej mundësinë e një kontrate pune me kompanitë e pastrim gjelbërimit.

Veliaj tha se vëmendja maksimale duhet të jetë për pastrimin e ambienteve publike, si shkollat kopshtet, çerdhet si dhe rrugët kryesore. ?Të ecësh në rrugët kryesore të Tiranës?, - tha Veliaj, - duket si një qytet i pushtuar nga mbeturinat?.

Kryetari i Bashkisë ju drejtua me një apel të gjithë qytetarëve pa dallime politike, pasi siç theksoi ai ?plehrat nuk janë të majta ose të djathta.

?Shumë përfaqësues të forumeve politike janë angazhuar, forcat rinore e cmojnë jashtë mase. I bëj thirrje përfaqësuesve të opozitës: Është mision i të gjithë qytetarëve jo i mazhorancës. Edhe anëtarët që nuk kanë votuar këtë mazhorancë të kontribuojnë?, - shtoi Veliaj.

Veliaj garantoi se nuk do të ketë rritje të taksës së pastrimit por do të ketë vazhdimisht kërkesa për të rritur kontributin qytetar në aksione të ngjashme.

?E di që ka shumë qytetarë që thonë e paguajmë taksën e pastrimit pse të dalim në aksion vullnetar? Se jemi shumë mbrapa me pastrimin. Taksa modeste 450 lekë që paguan çdo familje krahasuar me punën e madhe që duhet nuk është në përputhje. Nuk do të rrisim taksën por kontributin qytetar?, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj tha se shtrëngimi i masave ndaj qytetarëve që ndosin ambientin i ka dhënë frytet e para dhe për këtë arsye shtoi ai, në mbledhjen e radhës së këshillit do të propozojë katërfishim të gjobave ndaj ndotësve.

?Do të propozoj rritje të sanksioneve për ndotësit në mbledhjen e nesërme të këshillit. Në disa raste do ti kërkoj këshillit ti katërfishojnë gjobat. Në lanë mezi kemi kapur një sot, do të thotë se po funksionon, tani nuk kemi ndërmend të ndal;imi por të ecim me të pestin. Për atë 1 % që ndot do të katërfishojmë gjobat. Nga 172 gjoba që kemi vënë 171 janë paguar cash në moment, nuk bëhet fjalë për njerëz që nuk kanë para në xhep por deficencë me kulturën qytetarë dhe jo me financat?, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj evidentoi se puna e kompanive të pastrimit është përmirësuar këtë muaj, duke e lidhur këtë ndër të tjera edhe me shpërndarjen e rrogave ndaj punonjësve të pastrim gjelbërimit të cilat ishin bllokuar për 8-10 muajsh.

Pas aksionit pritet të bëhet edhe sondazhi në të gjitha lagjet e Tiranës ku qytetarët do të japin vlerësimin e tyre për kompanitë e pastrimit.

?...

Share This Video


Download

  
Report form