DEVOLL -- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka vizituar sot familjen e vëllezërve Çollaku, të vrarë në kufirin me Greqinë nga policia greke.
Siç informon nga Korça korrespondentja e "A1 Report", Ledjona Xheladinaj, ministri Veliaj është shprehur se "familja Çollaku ka nevojë për ndihmë ekonomike" dhe ai ka premtuar se "familja Çollaku do të marrë ndihmë që nga 1 janari".
Në lidhje me pretendimet e njohura të familjarëve, se vëllezërit fatkeqë janë vrarë pa faj, sepse ata thjesht peshkonin dhe nuk merreshin me kontrabandë, Veliaj u shpreh se "do të interesohet në prokurori dhe në ministrinë e Brendshme".