A1 Report - Profesionali, ministri Klosi: Fluks kërkesash, hartojmë projektligj të ri

Report TV 2015-09-04

Views 48

Ministri i Mirqënies Sociale Klosi në një takim me drejtorët e shkollave Profesionale ka bërë me dije se ministria po harton një projektligj të ri sipas standarteve Europiane dhe kryesisht bazuar në modelit gjerman.

Ndërkohë të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Profesional në kryeqytet bëjnë me dije se vetëm në ditën e parë janë regjistruar 408 nxënës. Më konkretisht, numrin më të madh të të regjistruarve e zë shkolla e mesme profesionale në Kamëz. Në këtë shkollë raportohet se ditën e djeshme janë regjistruar 109 nxënës.

"Ditët e fundit -tha Klosi "është rritu shumë numri i rregjistrimeve në shkollat profesionale, 200 nxënës u rregjistruan në total ndërkohë në Tiranë 700 nxënës. Ndërkohë, në të gjitha shkollat profesionale të vendit në këtë vit të parë numri i të regjistruarve ka shkuar në rreth 1900, kërkesë e lartë kjo, që duket se ka kaluar pritshmëritë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Politikat qeverisëse, por edhe kërkesat e vendeve të zhvilluara për krah të kualifikuar pune, duket se kanë nxitur të rinjtë shqiptarë që ta kthejnë vëmendjen pikërisht nga arsimi profesional, i cili në vitet e kaluara s?preferohej"- tha Ministri

Ministri i bëri thirrje drejtorëve të bëjnë të mundur bashkëpunimin dhe përkushtim ndaj këtij arsimi si dhe çdo degë të përshatet tregut të punës.Klosi në fjalën e tij theksoi gjithahstu se do të ketë bursa studimi për të gjithë nxënësit në nevojë.

E pransishme në këtë takim në qëndrën krinore të kryeqytetit është dhe Zv Ministrja e Arsimit Nora Malaj e cila tha se arsimi profesional është prioritet kryesorë i qeverisë

Share This Video


Download

  
Report form