Teksa na ndan vetëm një ditë nga nisja e shkollave, surpriza e këtij viti janë shkollat profesionale. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka pohuar se flukset e regjistrimit kanë qenë tejet të larta dhe krahasuar me një vit më parë ato janë trefishuar.
?Tashmë është realisht i kaluar hendeku i vetëm i thirrjes së nxënësve, kemi një numër shumë të madh nxënësish, kemi një rritje me dyfishim apo trefishim me 2 vjet përpara por me një rritje 30% nga viti i kaluar duke shkuar në plotësim të kapaciteteve tona vetëm në javën e parë të regjistrimeve.?- tha Klosi.