A1 Report - 1 Maji, Morina fluks udhetaresh nga Kosova dhe Maqedonia

Report TV 2015-08-22

Views 2

KUKËS- Që në orët e para të ditës së sotme, pika doganore e Morinës është përballur me një fluks të madh udhëtarësh nga Kosova të cilët udhëtonin drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e 1 Majit por edhe për të kaluar disa ditë pushimi.

Në mesin e udhëtarëve që udhëtonin kishte edhe nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, por ata nuk kanë mundur të festonin pasi janë përballur me një fluks të madh në doganë.

Ata shprehen të pakënaqur me këto pritje të gjata që sipas tyre kanë zgjatur deri në tre orë, ndërsa kërkojnë zbatimin e marrëveshjes mes dy qeverive të Shqipërisë e Kosovës për lehtësira në dogana jo vetëm për mallrat por edhe për udhëtarët.

Sipas burimeve të doganë së Morinit vetëm gjatë paradites së sotme nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri mbi 5 mijë udhëtarë.

Share This Video


Download

  
Report form