Bashkia e Tiranës ka rehabilituar bllokun e pallateve në rrugën ?Ferit Xhajko? në njësinë administrative nr 8. Kreu i bashkisë, Erion Veliaj pa nga afër punën e kryer në këtë bllok pallatesh, ndërsa u ndal të bisedonte edhe me banorët e lagjes, të cilëve u kërkoi të mirëmbajnë investimin e kryer.
?Në vetëm katër javë kemi mbyllur këtë investim në një zonë shumë problematike të Tiranës. Dua t?u bëj thirrje të gjithë qytetarëve se rregullimi i qytetit kushton, por kushton më pak nëse të gjithë e ruajmë atë që investojmë?, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Blloku në fjalë mbizotërohet kryesisht nga pallate të ndërtuara para viteve ?90 dhe është rikonstruktuar në vitin 2008 nga Bashkia e Tiranës, por gjatë asaj kohe nuk u realizua asnjë punim për rikualifikim dhe rehabilitim urban. Janë larguar të gjitha objektet që kishin zënë hapësirat publike, si dhe janë ndërtuar lulishte dhe kënde lojërash për fëmijët, ashtu siç edhe kryebashkiaku Veliaj premtoi gjatë fushatës elektorale.