A1 Report - Protesta ne Lezhe, 350 tregtare kalojne naten ne tregun e qytetit

Report TV 2015-08-22

Views 5

LEZHE- Rreth 350 tregtare në qytetin e Lezhës nuk janë tërhequr nga kërkesat e tyre ndërsa në formë proteste kanë kaluar natën në ambientet e tregut duke u ngujuar brenda. Shkak për këtë protestë është mbyllja e tregut nga Tatimet, pasi tregtarët kundërshtojnë regjistrimin në qendrën kombëtare, e për rrjedhojë edhe pagesën e taksave, pasi sipas tyre është e papërballueshme. Ata deklaruar se nuk do të lëvizin deri në zgjidhjen e problemit të tyre.

Në mbështetje të tyre ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës Mhill Fufi. Ai ka zhvilluar një takim me ta duke kërkuar një reagim të menjëhershme të qeverisë pasi kjo është një situatë e papranueshme.

350 tregtarë në Lezhë janë hedhur në protesta prej 4 ditësh për shkak se ju kërkohet që të regjistrohen tek Zyra e Tatimeve, por kjo nuk është pranuar nga ata pasi me të ardhurat që nxjerrin është e papërballueshme

Share This Video


Download

  
Report form