SHBA- Amerika është e njohur për stilin e të bërit gjëra të pazakonta, e sidomos në ushqim ku eksperimentet nuk kanë fund. Këtë herë shefi i restorantit të peshkut BLT në Manhattan të New York-u vjen me një krijim të çmendur, një sanduiç me karavidhe që kushton plot 160 dollarë.
Shefi i guzhinës, Venner, na tregon përbërësit e kësaj recete të veçantë dhe pranon ta realizojë atë për publikun duke treguar se ajo çka e bën të parezistueshëm këtë sanduiç është një aksesor krejt i pazakontë: fletë ari të ngrënshme.
Venner shpjegon më tej duke shtuar se inspirimi për këtë recetë me haviar dhe fletë ari i erdhi si dëshirë për të bashkuar dy koncepte të të ngrënit që zakonisht qëndrojnë larg njëra tjetrës: peshku si nivel më i lartë i të ngrënit dhe sanduiçi si më tradicional.
Ai tregon se sanduiçi i tij special nuk është në menu por megjithatë shumë njerëz kanë dëgjuar për të dhe e kërkojnë. Ndonëse ka patur kërkesa për të, ai nuk është produkti më popullor në restorant pasi dhe Venner e pranon që kjo do të ishte e tepërt.
New York-u është quajtur kryeqyteti i restoranteve në botë pasi larmishmëria e ushqimeve dhe çmimeve është e pafund.
Por si ndihen konsumatorët rreth këtij sanduiçi me haviar dhe fletë ari?
Ky burrë që e quan veten zoti Armstrong thotë se duket si një tallje që vetëm ekziston një sanduiç i tillë pasi është qesharak me atë çmim. "Për me tepër është një mashtrim" përfundon ai.
Ndërsa Rachel Neifeld thotë se është një çmim i papërballueshëm vetëm për të. "Nëse do të ishte diçka që ndhaet dhe mes miqsh do ishte më mirë, pasi vetëm një sanduiç me këtë çmim është shumë i shtrenjtë për buxhetin tim" përfundon Neifeld.
Pavarsisht kritikave Venner thotë se krijimi i tij është një risi, diçka e freskët dhe e pazakontë që shijon shumë dhe kushdo që do të dëgjojë për të do vijë për ta provuar qoftë dhe një herë të vetme, dhe kjo mjafton për të.