A1 Report - Regjistrimi, si merret hipoteka e apartamentit me kontratë noteriale

Report TV 2015-08-31

Views 1

Ligji për hipotekat i jep mundësinë çdo qytetari të aplikojë për të marrë certifikatën e pronësisë. Nëse ndërtuesi ka aplikuar për hipotekën, atëherë qytetarët duhet të presin derisa procesi të mbyllet. Në rastet ku ndërtuesi ka falimentuar ose ka braktisur procesin atëherë hipotekimi mund të realizohet nëpërmjet aktit noterial që ai ka nënshkruar me ndërtuesin, në momentin kur e ka blerë apartamentin.

Sipas udhëzimit nr.3 të Qeverisë për regjistrimin e lejes ndërtimore dhe akteve noteriale, të miratuar në vitin 2012, qytetarët të cilët kanë kontratën e blerjes të firmosur nga ndërtuesi, mund të marrin hipotekën, gjithmonë nëse është regjistruar leja e ndërtimit.

?Mbi bazën e lejes së ndërtimit të regjistruar në regjistrin e veçantë, me kërkesë të personave të interesuar, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme regjistron në regjistër edhe aktet noteriale të lidhura ndërmjet zhvilluesit të pronës, në cilësinë e investitorit dhe pronarëve të truallit apo blerësve/porositësve të njësive individuale, që përbëjnë strukturën që do të ndërtohet".

Share This Video


Download

  
Report form