Lufta ndaj informalitetit, Bllokohet magazina e përpunimit të duhanit në Shkodër-Ora News-

Ora News Lajme 2015-08-31

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është përcaktuar 1 shtatori për nisjen e luftës ndaj informalitetit dhe evazionit fiskal, por në Shkoder kësaj datë drejtoria e hetimit tatimor dhe ajo e doganave i kanë paraprirë. Në një aksion të mirëorganizuar, inspektorët e këtyre drejtorive kanë zbritur në terren pasdrekën e së enjtes duke kryer sekuestrimin e qindra kilogramëve duhan të përpunuar, i cili gjendej në disa magazina në lagjet ?Kiras? dhe ?Mark Lula?.
Aksioni u ndoq nga drejtues të lartë të tatimeve dhe doganave të Shqipërisë, të cilët kanë bërë me dije se nga këto kontrolle u arrit të goditej rrjeti i përpunimit dhe shitjes së duhanit në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni. Përveç sasive të konsiderueshme të duhanit të sekuestruar, u bllokuan 9 makineri të grirjes dhe përpunimit të tij, si dhe ka nisur proçedimi penal ndaj pronarëve të tyre.
Prej muajsh në qarkun e Shkodres janë kryer aksione kundër shitjes së duhanit, ku pas bllokimeve në rrugët e qytetit ku kryhej shitja e tij, tashmë operacionet kanë hyrë në fazën e bllokimit të pikave të grumbullimit dhe përpunimit. Pritet që në ditët e ardhshme të bëhen publike shifrat e plota të këtyre sekuestrimeve, ndërsa aksioni do të vijojë edhe në zonën e Vau Dejësit dhe Malësisë së Madhe.
Qarku i Shkodres njihet për kultivimin dhe shitjen e duhanit, por mungesa e tregut dhe braktisja nga shtetit ka bërë që fermerët të përballen vit pas viti me vështirësi të shumta. Edhe pse ato i kanë dënuar aksionet dhe kanë kërkuar zgjidhje pasi nga ky sektor mbajnë familjet, zëri i tyre deri më tani nuk është dëgjuar.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bllokohet-magazina-e-perpunimit-te-duhanit/

Share This Video


Download

  
Report form