Ora News – Në Shkodër fabrika më e madhe e përpunimit të duhanit në Ballkan

Ora News Lajme 2016-11-24

Views 13

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga kjo e enjte Shqipëria ka fabrikën më të madhe në Ballkan të grumbullimit, përpunimit dhe paketimit të duhanit. Investimi largpamës dhe modern i kompanisë ?IGLA? sh.p.k është ngritur në fshatin Gur të Zi të Shkodrës, duke i dhënë kështu rëndësinë që meriton markës lokale. Mbi 1 milion Euro dhe teknologji gjermane e fjalës së fundit janë hedhur në këtë fabrikë moderne, e cila do të arrijë të prodhojë plot 1 mijë kg/orë.
Edmond Panariti: ?Kultivimi i duhanit, procesi i grumbullimit ambalazhimit të tij si pjesë e një zinxhiri të konsoliduar dhe cilësor të vlerave është në rrugë të mbarë.Tashmë procesi i mbjelljes, i kultivimit, i grumbullimit dhe përpunimit të duhanit bëhet sipas të gjitha standarteve më të larta të kërkuara nga teknologjia?.
Faik Dizdari: ?Më me shumë rëndësi është punësimi indirekt i qindra fermerëve me një impakt direkt më shumë se 300 familje që kultivojnë duhanin dhe bimët medicinal.Po pse ky investim i joni në Gur të Zi? Arsyeja është e thjeshtë. Kjo zonë dhe të tjera në qarkun e Shkodrës kanë patur traditë qindra vjeçare kultivimin dhe përpunimin e duhanit?.
I pyetur nga mediat, për problemet e fermerëve që nuk lejohet të shesin duhan të kultivuar, Panariti theksoi se do të ndërhyjë fuqishëm për rregullimin e tregut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-shkoder-fabrika-me-e-madhe-e-perpunimit-te-duhanit-ne-ballkan/

Share This Video


Download

  
Report form