Anastacia, një nga këngëtaret me" />
Anastacia, një nga këngëtaret me"/>

Anastacia elektrizon Tiranën, koncerti në stadiumin "Qemal Stafa"- Ora News-

Ora News Lajme 2015-08-31

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Anastacia, një nga këngëtaret me famë botërore, ka performuar mbrëmjen e së martës në Tiranë. Me qindra fansa të këngëtares amerikanë kanë mbushur stadiumin ?Qemal Stafa? për të ndjekur nga afër performancën e saj live mbrëmjen e 25 gushtit 2015
Anastacia ka sjellë për fansat shqiptar disa nga hitet më të njohura si ?Sick & Tired?, ?Not that kind?, ?Left outside alone?.
Energjia skenike dhe shkëlqimi i këngëtarës kanë marrë vlerësime maksimale nga një publik i të gjitha moshave.
Veç argëtimit të publikut, koncerti i Anastacias mbështet një nismë humane siç është forca e femrës dhe roli i rëndësishëm që ajo luan në zhvillimin e shoqërisë.
Anastacia shihet si mishërim i kësaj çështje, pasi ka luftuar me kancerin e gjirit për shumë vite duke treguar forcë për të ecur përpara në jetën dhe karrierën e saj, pa u dorëzuar. Albumi i saj i fundit quhet ?Ringjallje?, i cili përcjell mesazhe shprese. Koncerti në Shqipëria është pjesë e turit me 60 ndalesa në të gjithë botën.
Përpara performancës Anastacia është pritur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili i ka dhuruar edhe simbolet e kryeqytetit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/anastacia-elektrizon-tiranen-koncerti-ne-stadiumin-qemal-stafa/

Share This Video


Download

  
Report form