Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një kambist është grabitur në mes të Tiranës pasditen e sotme.
Ngjarja ndodhi në afërsi të stadiumit "Qemal Stafa" në kryeqytet kur persona të maskuar kanë grabitur një kambist që kishte tërhequr rreth 18 milionë lekë në një bankë.
Kambisti ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër në momentin që po dilte nga banka.
Me sa duket, grabitësi ka pasur informacione të sakta rreth tërheqjes së sasisë së parave. Bëhet fjalë për një person të maskuar, i cili nën kërcënimin e një pistolete i ka marrë çantën me para burrit, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/maskat-grabisin-kambistin-tek-hotel-sheraton/