"1/3 e bizneseve në vend bëjnë evazion fiskal dhe janë pa licencë prandaj në shtator nisim operacionin në terren për të ndëshkuar të gjithë shkelësit"- kështu është shprehur sot Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj përmes një konferencë për shtyp në ambientet e kryeministrisë
Ahmetaj paralajmëroi aksionin lidhur me kontrollin e të gjithë bizneseve për evazion fiskal pasi sipas tij situata është alarmante dhe jo vetëm tani por ka shumë vite që vendi ndodhet në këtë situatë.
Reformat janë një domosdoshmëri për të ndërtuar një shtet të së drejtës dhe në shtator do të nisë zbatimi i këtyre reformave në terren u shpreh ministri duke i bërë një apel të gjithë bizneseve të nisin punën për të vendosur kasat fiskale dhe për të zbatuar me përpikmëri atë çka kërkon ligji